“Foli dhe parketi”/ Donald Veshaj dhe Mario Deda në mbrojtje të vëllezërve, “kunja” ndaj njëri-tjetrit

Konkurrenca, debatet dhe dinamikat që Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” duket se po ndihet edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Siç e dimë tani rrjetet sociale u janë besuar në menaxhim të afërmve të tyre, të cilët reagojnë për situatat që krijohen në shtëpi qoftë edhe ato më të voglat.

Por ajo që kemi vënë re janë më së shumti ‘ironitë’ dhe frazat me nënkuptime që ata postojnë.

Romeo, binjaku i Donaldit dhe Mario vëllai i Julit kanë patur së fundmi një përplasje në rrjete sociale për lojën dhe debatet mes dy banorëve në shtëpi.

“Apapapa nuk na del komunizmi nga gjaku, letrat anonime vazhdojnë të nxjerrin “trima” edhe sot”, ka shkruar Donaldi në një postim në “Instastory”.

Ky reagim vjen pas debatit që Romeo pati me Julin, pasi ky i fundit nuk pranoi që të zbuloheshin se kush ka bërë pyetjet sekrete.

Nga ana tjetër, vëllai i Julit ka reaguar menjëherë duke postuar në “Instastory” një foto të parketit dhe shkruan: “Foli dhe parketi”.

Mario i referohet postimit të Donaldit, i cili reagimin e tij e bëri duke postuar një foto të parketit.

Ora News