Linda Halimi si e bukura dhe bisha me burrin, celebron 7 vite dashuri me reperin me ngjyrë

“7+ years strong, my life”, ishte statusi i këngëtares Linda Halimi dedikuar celebrimit të shtatë vjetorit të dashurisë dhe më pas martesës me reperin me ngjyrë Big D. Pas lajmeve të herëpahershme për divorc, Linda Halimi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Botë”, deklaron se ka rënë kokë e këmbë në dashuri me bashkëshortin. E martuar prej disa vitesh me reperin amerikan Big D, ajo është paragjykuar shumë për shkak të ngjyrës së bashkëshortit të saj, por dyshimet se ata ishin ndarë u hodhën poshtë pasi e shoqëroi në Tiranë për festivalin e RTSH-së. E pas gjashtë muajsh Linda poston fotot e para pranë tij, ndërkohë që komentohen nga fansat si “e bukura dhe bisha”.