“Program që të blen vlerat, e kockën ia jep fituesit” – Olsi Bylyku reagon për herë të parë pas eleminimit nga “BBVA”

Disa javë më parë aktori Olsi Bylyku, u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, për shkak të një televotimi të shkurtë që u hap gjatë spektaklit.

Mesa duket këngëtari nuk është aspak i kënaqur me daljen e tij të papritur nga kjo shtëpi, ndërsa së fundmi ka reaguar për here të pare pas daljes, përmes një postimi në Instagram.

Osmani bënë thirrje për bashkëpunim të mëtejmë me miqtë dhe aleatët: Kështu forcojmë sh…Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix zbulojnë se do të bëhen prindër për herë të dytëMe kalimin e Kylian Mbappes te Real Madridi, çfarë pritet të ndodhë me Erling HaalandinRreth 900 tonë bateri litiumi u përfshinë nga zjarri në një fabrikë në Francë – mediat …Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bard…

“Eh sa herë jam menduar të flas, të mos flas po më mirë të flas sepse në jetë nga prinderit dhe fusha që zgjodha mësova se më e rëndësishme se çdo gjë në jetë është përgjegjësia, ndaj unë mendoj që kam peshën ndoshta më të madhe nga çdo konkurent tjetër që hyri në atë show, përgjegjësinë ndaj jush sepse ju, ju kisha & ju kam pa BIG!

Si fillim do doja t’ju sugjeroja qe në jetë të punoni shumë, të ndërtoni & të luftoni shumë mbi qëllimet tuaja sidomos kolegëve, që mos të keni kurrë luftën për mbijetesë që nga ndikimi që mund të ketë një programacion, të ketë fuqinë mbi ju për t’ju blerë çdo normë & vlerë në “kuadër të lojës” që krijon “show” për të sjellë “sponsor” e një “tavë” ku kockën e merr fituesi.

I di pyetjet tuaja dhe ne fakt ju kerkoj shumë ndjesë që nuk isha në pritshmëritë tuaja, por në fakt unë do te isha më shumë se pritshmëritë që ju kishit, pasi për shansin që më keni dhënë të jem i juaji, kurrë nuk do ju dalë jashtë pritshmërive, por për fat të keq këtë produksioni e kuptoi përpara se këto qe po ju shkruaj të thuheshin në një nga “netët magjike” të Prime!

Por, unë i kuptoj rrethanat e gjithsecilit për angazhimin e tyre sepse i kam kolegë, shok & miq por mendoj se mua uk me bind dot që do bëj HIT, se i kam bo. Nuk me bind dot që do m’bësh film se e kam bo “Policë për kokë” para 2 vjetesh.

Nuk më dhuron dot ëndrrën të kem 1 studio se e kam bo “Do Dritë”

Apo ndoshta çmimi i madh më tundo? Ndoshta “votat e publikut” që më eleminuan, tashmë ju hoqën kostot për të plotësuar cmimin e fituesit!

Dhe të gjitha këto falë zotit nuk i ndërtova pasi dola nga BIG, por vlerësimi i punës sime nga publiku dhe veç juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askënd “te mirat” qe m’i keni dhënë ju sepse JU, ju kisha & ju kam pa BIG!

E ju miq, kolegë qe punoni aty, nuk jua marr për keq nëse më hiqni folloë-n, e kuptoj pozicionin.

Mos me gjykoni nese nuk arrij të kem emisionin që kerkova për të qenë prapë afër jush, por për fatin e mirë edhe un si moderatorëët, ia kam arritur të kem luksin për njëë pause në televizion, vetëm me një dallim, me ato ç’ka fitoj vetë.

Per fat të keq, “Shtepia ime e vjeter qenka restauruar” dhe autorëve ju isha lutur mos të tregojnë me jashtë për gjyqet e mia (se e keni dhe me gjobë) por nuk ishte gjyq, por ishte kontratë e pa zgjidhur, sepse doja të formosja 300k perpara se të thoja atë ç’ka ndjeja.

Hala se kam maru 1 rracion bukë prej nga dita 1 qe jam fut në industri për 1 qellim, deri sa 2 liderat TV të Shqipërisëë të kuptojnë që njëra “e ardhmja ndërtohet me të rinjtë” edhe tjetra “nuk shfrytëzohen imazhet për benefite tua vetëm pse ata skanë ndërtu siguri financiare.

Këtë, shoë i fundit e kuptoj para se ta thoja diku ku mund te shkatërroja shumë perceptime.

Më i vogli, më problematiku!”– ka shkruar Olsi. /Telegrafi/