Princi Leka dhe partnerja e tij e re nuk fshihen më, dalin shëtitje të kapur për dore
Lajmi i ndarjes së Princit Leka nga Elia Zaharia bëri bujë në media vetëm pak javë më parë. Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe u konfirmua se princi ka nisur një romancë të re me fotografen e tij, Blerta Celibashin.
Tani çifti i ri nuk rezervohen aspak dhe dalin hapur në publik. Ata janë filmuar duke ecur të kapur për dore në rrugët e Tiranës, pa e vrarë mendjen aspak për vëmendjen që i rrethon.
Në videon që qarkullon në rrjet, çifti duket shumë i lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
popart.al