Aleks Soros zbulon të dashurën e tij për Shën Valentin (dhe është një emër jo pak i njohur)
Kontribuesja e MSNBC-së Huma Abedin zbuloi në ditën e Shën Valentinit se ajo ka filluar të takohet me djalin e donatorit liberal miliarder George Soros.
Abedin, 47-vjeçare, ndihmëse për një kohë të gjatë e ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, ndau një foto të postuar nga 38-vjeçari Alex Soros në Instagram, duke treguar çiftin që po rehatohej e po shijonte praninë e njëri-tjetrit pas një tavoline plot me trëndafila në një restorant në Paris.
Debutimi i çiftit të fuqisë progresive vjen shtatë vjet pasi ajo u divorcua nga burri i saj i parë, politikani i turpëruar demokrat Anthony Weiner.
Abedin ka qenë një aleate e vendosur e Hillary Clinton-it që kur ajo filloi të punonte për të në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1996.
Ajo vijoi të punojë për të si ndihmëse e lartë në Departamentin e Shtetit, Fondacionin Clinton si dhe fushatën presidenciale të Clinton-it në zgjedhjet e vitit 2016. Ajo iu bashkua MSNBC-së në vitin 2022.
Vetë Abedin u përfshi në një skandal të madh në vitin 2011 kur burri i saj i atëhershëm Weiner, një kongresmen në Nju Jork në atë kohë, u kap duke bërë seks pasi postoi një foto të turpshme në llogarinë e tij në Twitter, për të cilën ai fillimisht pretendoi se ishte hakuar.
“Gjëja e parë që doli nga goja ime nuk ishte “Si mund ta bësh këtë me mua?” apo “Mendova se më doje”. Gjëja e parë që thashë ishte: “Do të thotë që ke gënjyer gjithë botën për një javë??”, ka shkruar Abedin në kujtimet e saj të vitit 2021.
Zbulimet asokohe të skandalit të Weiner luajtën një rol indirekt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pasi sekuestrimi i laptopit të tij në hetimin e sjelljes së tij kriminale shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që bënë që drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, të rihapë hetimin në serverin privat të emaileve të Clinton.
Weiner u përball me seri të shumta akuzash për seks dhe përdori në mënyrë famëkeqe pseudonimin “Carlos Danger”. Weiner u dënua me 21 muaj burg pasi u kap duke bërë seks me një të mitur.
Abedin u divorcua nga Weiner në vitin 2017 pas shtatë vitesh martesë. Ata kanë një djalë së bashku.
Alex Soros ka zënë titujt kryesorë të mediave që kur mori kontrollin e fondacioneve shumë miliarda dollarëshe të të atit, të Shoqërisë së Hapur (OSF) në qershor të vitit 2023.
Që atëherë, ai ka nisur udhëtimet dhe është takuar me zyrtarë të lartë demokratë, ish-presidentin Bill Clinton dhe madje ka marrë pjesë në takimet me Papa Françeskun. Alex Soros ka vizituar gjithashtu Shtëpinë e Bardhë të presidentit Biden të paktën 20 herë, tregojnë të dhënat.
Soros ka postuar dhjetëra foto të tij dhe të demokratëve drejtues të Kongresit dhe Senatit që nga viti 2018. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer i Nju Jorkut dhe kryetarja e atëhershme e Kongresit, Nancy Pelosi nga Kalifornia, shfaqen më shpesh në burimet e tij në rrjetet sociale.
Ai postoi gjithashtu një foto me zëvendës presidenten Kamala Harris, duke shkruar: “Shkëlqyeshëm që u takova së fundmi me zëvendës presidenten, Kamala Harris!”
Kritikët kanë thënë se Soros do jetë “madje më radikalisht i majtë se babai i tij”, bazuar në retorikën e tij të kaluar dhe aktivitetin e tij në mediat sociale.
gazetatema.net