Agnesa Vuthaj me gjoks transparent në Tiranë, në krah të fotografit të VIP-ave Veton Osmani
Është ndër vajzat më të bukura shqiptare, por pavarësisht këtij fakti, Agnesa Vuthaj ia ka arritur të qëndrojë e rezervuar dhe larg skandaleve. Ish-Miss Kosova, e cila prej vitesh tashmë vjen si organizatore eventesh bukurie dhe së fundmi si stiliste, e ka shprehur hapur që synimi i saj kryesor është të pushtojë botën si fashioniste. Por pas një mungese të gjatë që pas pjesëmarrjen në spektaklin “Dancing with the Stars”, Agnesa është fotografuar së fundmi duke parakaluar në tapetin e kuq të “Miss Universe Albania”, që u organizua në Tiranë. 31 vjeçarja ishte në shoqërinë e fotografit simpatik dhe të njohur të Kosovës Veton Osmani, që është miku dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, duke qenë se ai ka realizuar një set fotosh artistike me veshjen që shihni. Nuk dihet nëse Agnesa kishte udhëtuar nga Kosova me fotografin e VIP-ave për të ndjekur spektaklin e bukurisë, apo u takuan aty. Gjithsesi 31 vjeçarja “Miss Universe Albania 2005”, e cila ka marrë pjesë në “Miss World 2004” bëri përshtypje me këtë veshje ngjyrë jeshile, me pjesën e bustit transparent ku i dukej totalisht gjoksi. Si një biznesmene karrieriste, në intervista të ndryshme Vuthaj është shprehur se, nuk do të thotë se të jesh e bukur duhet të jesh patjetër në një lidhje. “Për mua është më e rëndësishme të bëj zgjedhjen e duhur, të kem pranë partnerin me të cilin do të kaloj jetën, sesa të lidhem vetëm sa për të qenë në lidhje, apo të martohem vetëm për status”, është shprehur ajo në një nga intervistat e saj të fundit pë mediat.