Arrestohet në Dubai një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit

Është arrestuar në Dubai një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit, Julian Meçe.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Julian Meçe, i cili është lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja.

Meçe dyshohet se mund të jetë një nga porositësit e ngjarjes, pasi autorët kanë qenë me pagesë, dhe dyshohet se janë nga veriu i vendit.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit.

Atentati ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, një vend që vitet e fundit është lakuar shumë nga personat që kryejnë krime të rënda.

Pas ngjarjes policia gjeti të djegur një automjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga pjesa e përparme, automjeti me targë AA 005 MJ, tip “Range Rover” është bërë “shoh” nga plumbat në pjesën e xhamit, ndërsa dyshohet se Meçaj e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para.

panorama.al