Le të kthehemi pas në histori dhe t’i shpjegojmë Gazmendit se pse toka nuk është e sheshtë :)
Në një botë ku shkenca po zhvillohet gjithnë e më shumë, inteligjenca artificiale po merr një hov të jashtëzakonshëm, Gazmend Ujkashi, nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3”, i ka hipur makinës së kohës dhe na ka kthyer pas në kohë, për të na thënë se “toka është e sheshtë”.
Nuk mendonim se do të shkruanim sërish një artikull të tillë (pasi edhe Getinjo ishte i të njëjtit mendim), por ja ku jemi, duke shpjeguar gjërat elementare.
Gazmendi ishte i bindur se “toka është e sheshtë”, megjithëse banorët hapën librat shkollorë të klasës së 6-të, për t’i shpjeguar gravitetin dhe faktin se jo, toka s’mund të jetë e sheshtë.
Pak historik të shkurtër: Në vitin 500 p.e.s grekët e lashtë besonin se Toka kishte formë rrumbullake. Këtë e besonin edhe egjiptianët e lashtë. Megjithatë, Pitagora ndriti botën dhe tha se Toka është sferike. Ndonëse ideja e tij bazohej në estetikë, sipas mendimit se sfera është forma perfekte dhe jo në baza shkencore, ishte Aristoteli ai që na dha ca arsye pse Toka nuk mund të ishte e sheshtë.
Eratosthenes ishte i pari person që llogariti perimetrin e Tokës dhe në shek. III. Më pas, studiuesit myslimanë bënë matjet e avancuara që nga shek. IX pas Krishtit e mandej, ndërsa europianët bënë pjesën e tyre: Zbuluan më shumë rreth Tokës përmes lundrimeve. Më pas, pamjet nga hapësira ishin prova e fundit, por qartazi, jo për Gaz Ujkashin.
Mendimi se Toka është e sheshtë, u rishfaq në vitet 1800 si një reagim ndaj përparimit shkencor dhe qarkulloi si mendim në njerëzit që donin të kthenin literaturën biblike në vëmendje. Përkrahësi më i famshëm ishte shkrimtari britanik Samuel Rowbotham (1816-1884). Ai propozoi idenë se Toka është një disk i sheshtë dhe i palëvizshëm, që ka si qendër Polin e Veriut.
Më pas, u krijua edhe “Shoqëria Ndërkombëtare e Kërkimit të Tokës së Sheshtë”, në vitin 1956, nga Samuel Shenton, një shkrimtar britanik. Në fillim të viteve 2000, teoria pushtoi internetin dhe tanimë ka ca njerëz që janë të bindur se po, Toka është e sheshtë. Shoqëria mori hov dhe në tetor të vitit 2009, zhvilloi sërish konferenca.
Gjithsesi, shkurt e shqip, le të shpjegojmë se pse Toka nuk është e sheshtë dhe urojmë që të mos e hapim më këtë temë:
– E para, imazhet nga hapësira:
– Edhe pa imazhet nga hapësira, sërish shumë argumente nga njerëz që besojnë se Toka është e sheshtë bien poshtë lehtësisht, vetëm me ligjet bazë të fizikës. Lavjerrësi i Foucault, pajisja e krijuar nga Léon Foucault, i cili në vitin 1851 vari një trup të rëndë bronzi prej 28 kg. Trupi u var në një zinxhir 67 m në Pantheon në Paris. Lavjerrësi mund të lëkundet në çdo rrafsh dhe ndryshon drejtimin çdo ditë, duke ofruar të dhëna për rrotullimin e Tokës. (Disa njerëz që besojnë se Toka është e sheshtë, mendojnë se lavjerrësi është i rremë).
– Nëse Toka do të ishte e sheshtë, mund të shihnim distancën nga New York-u deri në Madrid, me një teleskop të fuqishëm. Por, është 100% e sigurt që kjo nuk mund të ndodhë.
– Edhe përmes detit mund ta kuptojmë se Toka nuk është e sheshtë, pasi kur një anije kur shfaqet në port, fillimisht shohim pjesën e direkut dhe më pas pjesën tjetër.
– Vende të ndryshme të botës kanë cikle të ndryshme perëndimi dhe lindjeje. Nëse planeti do të ishte i sheshtë, nuk do të ndodhte kështu.
– Një tjetër tregues është edhe perëndimi i diellit, i cili nuk është i njëjtë kudo në botë.
Anabelmagazine