Gigi Hadid dhe Bradley Cooper bëjnë zyrtare lidhjen

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u panë duke u kapur për dore teksa ishin në Londër.

Dyshja, e cila u lidh në tetor, më në fund konfirmuan lidhjen e tyre ndërsa ishin në një pushim romantik së bashku.

Hadid, 28 vjeç dhe Cooper, 49, shkuan për një shëtitje pasi dolën së bashku. Dyshja u fotografuan duke qeshur në shëtitjen e tyre.

Ata janë parë për darkë në shumë raste, kjo është hera e parë që çifti shfaqet kaq i afërt.

Pavarësisht diferencës së tyre 20-vjeçare në moshë, të dy thuhet gjithashtu se “kanë shumë të përbashkëta” – të tilla si humori dhe rolet si “prindër të vetëm për një vajzë të vogël”, thanë burimet më parë për Us Weekly.

Modelja e Victoria’s Secret ka vajzën 3-vjeçare Khai me ish-të dashurin Zayn Malik, ndërsa Cooper është baba i vajzës Lea De Seine.

news.arkiva.al