Në shtëpinë e Ardit Gjebreas ka festë, ja sa vjeç bën sot e vogla e familjes, Anna
Vajza e këngëtarit dhe producentit të njohur Ardit Gjebrea, Anna, feston sot 15 vjetorin e saj. Këtë gëzim të familjes Gjebrea, e ka ndarë vetë Arditi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i cili shkruan: “Si të thashë mbrëmë? “Në orën 12 do ta ndal kohën!” E them çdo vit në fakt dhe veç kur vjen data si sot, e mbush 15! Veç Zoti të të ketë në hirin dhe bekimet e Tij, pastaj për gjithçka tjetër e di ti: “Mjafton me sy të më kërkosh, do jem aty, Anna për ty!”.
Me Annën i gjithë publiku shqiptar është i njohur dhe e ka ndjekur vogëlushen hap pas hapi teksa është rritur dhe sot është bërë një zonjushë e vërtetë, falë bërjes publike në ekran nga vetë babai i saj.
Arditi dhe bashkëshortja e tij Anila, të cilët prej vitesh gëzojnë dashurinë dhe respektin për njeri-tjetrin janë prindër të dy fëmijëve, Annës dhe Jonit, i cili është djali i madh i familjes.
living.al