Dyshime për atak kardiak, aktori i “50 hijet e Greit” përfundon në spital!

Ylli i “50 hijet e Greit”, Jamie Dornan, ka përfunduar në spital pasi përjetoi simptoma të atakut kardiak qe ne fakt u shkaktuan nga një vemje toksike gjatë pushimeve në Portugali.

Aktori i njohur sidomos per rolin e Kristian Greit në “50 hijet e Greit”, dhe shoku i tij, Gordon Smart kishin pirë verë dhe kokteje, përpara raundit të tyre të golfit në natën e parë, teksa po shijonin motin e ngrohtë të Gadishullit Iberik.

Por papritur ai dhe miku i vet, Gordon, qe eshte djale doktori, nisen te frikesohen pasi ndjene ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë, dhe kjo, pasi kishin pasur kontakt me një vemje ne zone. Vemjet janë të zakonshme në fushat e golfit në jug të Portugalisë. “Fillova të ndjeja shpime gjilpërash në dorën time të majtë dhe më pas në krahun tim të majtë. Unë jam djali i një mjeku dhe mendova: Kjo është normalisht shenja e fillimit të një ataku kardiak”, tregoi Smart teksa kujtoi se më pas e gjeti veten së bashku me Jamie Dornan në pjesën e pasme të një ambulance.

Bordo