Humbi nënën pak kohë më parë, Bjordi Mezini tregon se aktorja Ana Lika i ka befasuar të gjithë…

Vetëm disa javë më parë, aktorja e njohur Ana Lika humbi nënën e saj. Regjisori i serialit H.O.T dhe partneri i aktores Ana Lika, Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin Pardon My French në Top Albania Radio. Teksa foli për serialin, sigurisht që Bjordi nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për aktoren Ana Lika për mënyrën se si po e përjeton ndarjen nga jeta të nënës së saj. Lidhur me këtë, Bjordi u ndal duke thënë:

Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj.

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë:

Unë nuk e mbaj Anën me hatër por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente.

Mendon që Ana është vajza më hot e serialit?

Mendoj që është Inis Gjoni, e thashë! (qesh)

Rikujtojmë se sezoni i dytë i serialit ka filluar të transmetohet në Top Channel dhe pritet të ketë ndryshime dhe surpriza për të cilat regjisori Bjordi Mezini i zbuloi në emisionin Pardon My French në Top Albania Radio ditën e djeshme.

Top Albania Radio