Nga kalimtarë të rastësishëm në pacientë të Traumës, si është gjendja e qytetarëve që u goditën nga skela?

Të dy pacientët, të cilët u dëmtuan një ditë më parë nga rënia e një skele të një pallati në ndërtim, janë jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët konfirmojnë se 70-vjeçari i cili arriti në gjendje të rëndë shëndetësore ka pasur dëmtime të rënda në qafë dhe pritet t’i bëhen ekzaminime të tjera, rezonancë magnetikë për të parë nëse do t’i bëhet ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa vajza 45-vjeçare po trajtohet në shërbimin maxilo facial pasi ka pasur dëmtim në fytyrë. Të dy palët konfirmojnë se kanë pajtuar avokat për ta ndjekur çështjen në rrugë ligjore

Hysen Lavdari , 70 vjeç, ndodhet i shtruar në katin e dytë të Spitalit të Traumës në pritje të ekzaminimeve të duhura. Mjekët thonë se pacienti ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë. Aktualisht, ai është në një gjendje stabël, thonë mjekët dhe në monitorim të vazhdueshëm. Të afërm të pacientit thonë se pritet të mbërrijnë dy fëmijët e tij, djali dhe vajza, të cilët jetojnë jashtë, ndërkohë që kanë pajtuar avokatin që do të ndjekë hap pas hapi këtë ngjarje si pasojë e së cilës, babai i tyre nga një kalimtar i rastësishëm u shndërrua në pacient, duke rriskuar jetën .

Ndërsa për pacienten 39-vjeçare Imelda Shkëmbi, mjekët konfirmojnë se është në gjendje më të mirë shëndetësore. Ajo ka mbërritur me plagë në fytyrë më dëmtime të hundës, por ka qenë koshiente dhe e ka treguar vete ngjarjen.

Top Channel kontaktoi me bashkëshortin e Imeldës, i cili është një person i njohur në fushën e sportit. Ish-kapiteni i skuadrës së futbollit “Skënderbeu”, Bledi Shkëmbi, i cili tha se në ato momente ishte me avokatin në përgatitjen e dokumenteve për të ngritur padi ndaj firmës së ndërtimit, përfaqësues të së cilës deri në mesditë nuk kanë kontaktuar askënd për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të dy peronave.

Top Channel