1 në 10 çifte janë infertile/ Toçaj: Janë të prekur njëlloj femra e meshkuj, shkaqet
Infertiliteti po kthehet në një fenomen shqetësuese në Shqipëri. Mjekët Obstetër gjinekolog, referojnë se 1 në 10 çifte nuk arrijnë dot të sjellin në jetë një fëmijë si pasoje e infertiliteti.
Në strategjitë sektoriale të shëndetësisë infertiliteti adresohet krahas fushave të tjera prioritare siç është shëndeti i të porsalindurit, i adoleshentit, HIC AIDS apo dhuna me bazë gjinore.
Për doktoreshë Dorina Toçaj, e cila është Analiste e Programit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues të UNFA për Shqipërinë, të gjitha këto fusha ndikojnë direkt ose indirekt në shkaqet e infertilitetit.
“Faktorë që shkaktojnë infertilitet lidhen si me mashkullin dhe me femrën dhe unë do të doja të theksoja praninë e SST të pa mjekuara janë një nga shkaktarët kryesor që na çon në infertilitet, stresi, në çift ndikon në infertilitet, një komunikim jo i duhur gjendjet e depresionit, ankthet grindjet, faktor të lidhur me stilin e jetesës, konsumi i duhanit, pijet alkoolike, duhani mbipesha ndikojnë rritjen e prevalencës së rritjes së infertiliteti”-theksoi Dr. Dorina Toçaj Analiste Programi për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues.
Për të reduktuar këtë fenomen, shumë shqetësues, plani i kombëtar i veprimit për shëndetin seksual riprodhues ka të përcaktuar veprime konkrete për çdo fushë, por ekspertët gjykojnë se së pari duhet nisur nga rritja e nivelit të njohurive të personanelit shëndetësor në shërbimin parësor.
“Është shumë e rëndësishme që personeli shëndetësor parësor, të jap informacion të plotë si për të rinjtë si për SST si për përdorimin e metodave contraceptive modern, të cilat do të na shmangin shtatzanit e paplanifikuar në moshë të vogël, përdorimi i condom do na shmang SST dhe do na shmang infertilitetin në të ardhmen”-theksoi Dr. Dorina Toçaj Analiste Programi për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues.
Duke i mëshuar idesë se stili i jetesës është një ndër faktorët kryesor jo vetëm në inferitilitet por në disa problematika shëndetësore, profesionistët e shëndetësisë kërkojnë që të bëhet kujdes. Ata janë të mendimit se duhet punuar më shumë në fushën e edukimit dhe informimit mbi obezitetin , përdorimin e duhanit, alkoolit, drogës dhe ndikimet negative që ata sjellin.
euronews.al