Djali i Hueyda El Saied feston ditëlindjen, partneri i së ndjerës prek me dedikimin

Djali i së ndjerës Hueyda El Saied, Gabriel, feston sot ditëlindjen e nëntë. Në mungesë të nënës, ai feston me babain e tij dhe të gjithë njerëzit që e rrethojnë dhe e duan, e që kanë një përkushtim akoma më të madh për të, pas humbjes së artistes së madhe.

Thierry, partneri i Hueyda-s dhe babai ligjor i Gabriel, ka bërë një urim të veçantë për të birin edhe këtë vit, përmes një postimi në llogarinë e tij, Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen Kampioni im! 9 vjeç! Jam shumë krenar për ty!”, ka shkruar Thierry, krahas një kolazhi fotosh me Hueydan dhe djalin, i cili pas ndarjes nga jeta të artistes ka marrë dhe atësinë e të birit.

El Saied ndërroi jetë dy vite më parë, në moshën 46 vjeçare, nga një sëmundje e rëndë që ja mbylli sytë përgjithmonë. Ajo la pas djalin dhe partnerin e saj të përkushtuar, jo vetëm për të por edhe ndaj të birit, la pas familjen dhe një publik që i dashuronte gjithmonë e më shumë daljet e saj në skenë.

living.al