Kartolina e Krishtlindjeve të Princ Lekës vulos ndarjen nga Elia Zaharia?

Kartolina e Krishtlindjes e Princ Lekës me vajzën Geraldina duket se ka konfirmon ndarjen e tij nga Elia Zaharia pas 7 vitesh martesë.

Pasi, ndryshe nga kartolinat e Krishtlindjes të viteve të kaluara mungon bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, me të cilën raportohet se është në proces divorci.

Ai ka publikuar fotot ku shfaqet vetëm me të bijën, duke shtuar zërat se martesa e tyre ka marrë fund, megjithatë çifti mbretëror shqiptar ende nuk ka reaguar publikisht në lidhje me lajmet që po qarkullojnë.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkruan Princ Leka krahas fotove.

Kryefjala.com