Edhe videon e faljes, Chiara Ferragni e ka të kopjuar
Chiara Ferragni është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Pas skandalit të panetoneve, fitimet e të cilave nuk kanë shkuar për bamirësi, duket se një tjetër është zbuluar.
Chiara Ferragni kërkoi ndjesë publike në një video që rezulton të jetë e kopjuar.
Dy ditë para Chiara-s, një aktiviste palestineze postoi këtë video.
Ajo quhet Salma Sahwa. Flokët lidhur njësoj, kostumi njësoj, inkuadrimi para kamerës njësoj.
Vetëm përmbajtja ndryshon. Salma flet për situatën në Rripin e Gazës, kurse Chiara për paratë e panetones.
Bordo