Lori Hoxha konfirmoi rikthimin në prezantim të Ledion Liços

Ka shumë zëra rreth BBVIP, spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, në lidhje me zëvendësimin e prezantueses Arbana Osmani, me Ledion Liçon. Që të dy prezantues shumë të mirë dhe të dashur.

Edhe vetë Lori Hoxha, ka postuar një foto me Sarën dhe Ledionin ku uron këtë të fundit për rikthimin në Instagram dhe shkruan: “Mirë se u ktheve në mediat sociale, Ledion Liço. Ke shumë për të ndarë dhe nëse tregohet i vëmendshëm publiku, ka shumë për të mësuar nga ty”.

A është ky një konfirmim? Çfarë do të mësojë publiku? Më shumë rreth reality show-t të shumëpritur?

Ledion Liço është larguar prej shumë vitesh nga ekrani, por gjatë kohës në prezantim ai ka dëshmuar talent dhe sharm.

Nuk dihet pse dhe si ka ardhur ky zëvendësim, por televizioni është i tillë dhe asgjë nuk është përgjithmonë.

Arbana Osmani, në një reagim kur hapi restorantin e saj me panine dhe pasta tek Piramida la të kuptohet që do të rikthehet në televizion.

Por si drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha dhe asnjë nga të lakuarit s`ka përmendur fjalën Big Brother.

Ndërkohë që thuhet se Big Brother do të nisë më 13 janar, gjithçka mbetet për t`u parë në vazhdim.

tiranapost.al