E përshëndeti në emision, ja si i përgjigjet Jonida Maliqi, Romeo Veshajt
Një javë më parë teksa e përmendi Ermal Mamaqi, Romeo Veshaj e përshëndeti “live” në emision ish të dashurën e tij, Jonida Maliqin.
Këtë përshëndetje e ka kthyer së fundmi edhe Jonida në një intervistë të shkurtër duke u shprehur:
“E përshëndes edhe unë. E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë ku fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë. Ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë.”