Cher thotë se ka jetuar gjatë dhe flet ashpër për vitet e saj
Besojeni ose jo, këngëtarja Cher po kalon një periudhë të vështirë me moshën dhe kalimin e viteve. E vetëdijshme që nuk mund ta kthejë kohën pas, artistja e ka të vështirë ta pranojë idenë se tashmë ka mbushur 77 vjeç.
Gjatë një interviste të fundit, ajo u pyet për moshën, ku foli sinqerisht dhe pranoi se hiti “Believe” nuk është edhe aq i mahnitshëm.
“Pra, ju dhe mosha, nuk jeni miq bashkë?” e pyeti një gazetar i “Today”. “Jo! Nëna ime nuk e kishte problem. Por, unë e kam. E urrej,” u përgjigj ajo, teksa i referohej nënës së saj, Georgia Holt, e cila vdiq në dhjetor të vitit të kaluar në moshën 96-vjeçare. “Unë do jepja gjithçka që të bëhesha sërish 70 vjeçe,” vijon këngëtarja.
Cher duket se ka vështirë që të pranojë faktin që kanë kaluar 25 vjet që kur u publikua hiti “Believe”. “Nuk është aq e mahnitshme, edhe pse e di se nuk mund ta fshijë këtë fakt,” vijoi ajo.
“Believe” u publikua në vitin 1998 dhe qëndroi në vendin e parë në Billboard Hot 100 për katër javë, Cher reflektoi mbi karrierën e saj gjatë dekadave, ndërsa aktualisht është në procesin e shkrimit të një libri kujtimesh.
“Është shumë e vështirë sepse kam jetuar shumë gjatë dhe kam bërë shumë gjëra,” shtoi ajo.
Anabelmagazine