Monika Lubonja i thotë “lamtumirë” beqarisë?
Monika Lubonja befasoi me komentin e fundit. Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, e ka përmenduar shpesh herë faktin që është beqare. Por tani, shperndau në faqen e saj të Instagramit një pyetje të ndjekësve ku thuhej: “Kur do t’na bëhesh nuse me vello?”
Përgjigja që ajo ktheu ishte: “Ja të shikojmë nga 24 tani”, duke lënë keshtu ndoshta të hapur mundësinë për të celur një kapitull të ri në jetën e saj. Para disa kohësh, Monika foli mbi tre kritete kryesore që duhet të plotësojë mashkulli i saj ideal. Në një status ajo thoshte si me shaka: “Do të doja një burrë të sjellshëm e të arsyeshëm. Nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder.”
Përveç kësaj akorja ka folur edhe për marrëdhënien që ka me Romeo Veshajn. Një pyetje që iu drejtua asaj ishte: “A do doje të ishe sërish pjesë e ‘Big Brother Vip 3’ meqë është dhe Romeo Veshaj besoj?” Monika: “Po të jem, do vazhdoj me Romeon.”
Bordo