Çifti i Big Brother VIP Kosova kurorëzon dashurinë me një dasmë brenda shtëpisë

Në fund të spektaklit të djeshëm të Big Brother VIP Kosova, dy konkurrentët, Adri dhe Iliriana, kurorëzuan dashurinë me martesë. Ishte një propozim i papritur për Ilirjanën, e cila tha mes lotësh “Po”, e më pas një ceremoni surprizë që pasoi.

Çifti zgjodhën ta kurorëzonin dashurinë e tyre 13-vjeçare para gjithë publikut, duke u veshur si nuse e dhëndër dhe duke festuar me banorët, ndërsa më pas festës iu bashkuan edhe moderatorët, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Sigurisht që në këtë ditë të madhe nuk mund të mungonin prindërit e Adrit dhe Ilirjanës, si dhe dy dëshmitarë.

Festa ka vijuar gjatë gjithë natës me muzikë live dhe një atmosferë shumë të këndshme.

popart.al