Brad Pitt reagim dinjitoz, pasi i biri e cilësoi qenie të neveritshme!

Brad Pitt e ka gjetur veten sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë duke u përballur me deklarata aspak të këndshme nga djali i tij i birësuar, Pax Jolie-Pitt. Në një postim në Instagram në Ditën e Baballarëve 2020, 19-vjeçari e cilësoi babain e tij “një qenie njerëzore të tmerrshme”.

Burime pranë Pitt shprehin zhgënjimin e tij në lidhje me postimin e të birit dhe rikthimin në të kaluarën. “Është zhgënjyese të shohësh Brad duke u pikturuar si një lloj “person i keq” kur është larg nga e vërteta”, tha burimi pranë The Sun.

Pavarësisht dramës publike, Pitt ruan një heshtje dinjitoze, duke zgjedhur të mos përfshihet në një luftë fjalësh, gjë që sipas burimit, flet shumë për respektin e madh që Pitt ka për fëmijët e tij.

Akuzat e Pax hedhin dritë mbi historinë e trazuar mes tij dhe babait të tij birësues. I adoptuar nga Angelina Jolie në vitin 2007, Pax u bë djali i Pitt vitin e ardhshëm.

Konfliktet brenda familjes Pitt-Jolie nuk janë diçka e re, duke patur parasysh betejat ligjore të së kaluarës. Divorci u finalizua në vitin 2019, por një betejë prej 350 milionë dollarësh mbi vreshtin francez Chateau Miraval vazhdon të tensionojë marrëdhëniet.

Bordo