Faton Shoshi, edhe një herë, flet për ndarjen e Sarës dhe Ledrit
Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, ka dhënë një tjetër intervistë për “Prive”, duke treguar detaje të tjera nga ndarja e pretenduar e Ledrit dhe Sarës.
Ai theksoi se Ledri nuk e ka bërë për show të gjithë situatën e ndarjes.
“Ledri nuk është njeri që bën për show. Si çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh përjetë. Nuk duhet marrë si tragjike. Nuk gjen gjuhën e përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme. Por tani, jeta kështu është”, tha ai.
“Kanë raporte shumë të mira”, duke thënë se lajmet se i kanë parë nëpër vende të ndryshme janë të rreme dhe janë foto të vjetra”. Se na mbytën me lajme të rreme”, u shpreh Fatoni, por shpejt tha edhe se ata armiq nuk janë, mund edhe të takohen.
Faton Shoshi, edhe një herë, flet për ndarjen e Sarës dhe
Fatoni iu përgjigj edhe pyetjes nëse Ledri dhe Sara mund të mbeten miq dhe tha: “Kurrë nuk mund ta dish si ndihen brenda. Atë s’e di. Besoj se kanë miqësi të mirë. Para meje janë mirë”.
Fatoni ka folur edhe më parë për ndarjen e tyre, duke thënë se nuk janë më bashkë, edhe pse as Ledri dhe as Sara nuk kanë reaguar. Më pas, kur revista Class publikoi foto të tyre, Fatoni u kujdes personalisht që t’i kontaktonte dhe t’u thoshte se fotot janë të vjetra.
Anabelmagazine