FOTOT: Kjo është fituesja e Miss Universe, në garë dy gra beqare me fëmijë, dy transgjinore dhe një mbipeshë!

Sheynnis Palacios nga Nikaragua është shpallur Miss Universi 2023. Bukuroshja ka arritur të çojë në Nikaragua për herë të parë në histori çmimin e parë.

Por edicioni i 72-të i Miss Universe, i mbajtur në San Salvador, ka patur edhe disa “risi” të tjera.

Për herë të parë, në garë merrnin pjesë dy gra të divorcuara dhe me fëmijë, dy transgjinore dhe një konkurrente mbipeshë.

Dy transgjinoret u paraqitën në konkursin këtë vit. Rikkie Kolle, një aktiviste 22-vjeçare për të drejtat e LGBTQIA+ e cila u kurorëzua Miss Holanda në korrik dhe Miss Portugalia Marina Machete, 23, e cila punon si pjesë e ekuipazhit në avion.

Nënat, gratë e martuara dhe të divorcuarit u lejuan të konkurrojnë për herë të parë pas një ndryshimi rregulli në vitin 2022.

Miss Kolumbia, Camila Avella dhe Miss Guatemala, Michelle Cohn, ishin gratë e para me fëmijë që kaluan në finale.

Shqipëria u përfaqësua nga Endi Demneri, e cila vodhi zemrat e publikut.