Mediat gjermane ‘kundër’ Loredanës: Po dëmton Adeyemi-n!
Mediat gjermane nuk e paskan me sy te mire lidhjen e tyre: Sipas shtypit atje, Loredana nuk po ndikon aspak mirë në karrierën e partnerit të saj Karim Adeyemi.
Pasi nuk mori ftesë nga kombëtarja gjermane A, sepse nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund, ai ka refuzuar që të luajë edhe me Gjermaninë U21.Arsyeja sipas futbollistit është pasi po përqëndrohet për të fituar vendin e tij tek Dortmund-i. Mirëpo mediat gjermane janë të bindura për të kundërtën dhe “fajësojnë” Loredanën për këtë ndryshim të tij.
Reperja rrefeu disa jave me pare sesi nisi historia e tyre. Futbollisti i kishte dërguar një mesazh direkt në Instagram. Por ai nuk mundi t’i bënte përshtypje 28-vjeçares: “Nuk u përgjigja. Mendova se isha diçka më e mirë dhe ai ishte shumë i ri,çfarë po mendonte?”
Pak më vonë, kur ishte në një hotel në Dyseldorf, ishte e uritur dhe donte të merrte një qebap. Pikërisht në atë moment 21-vjeçari i shkruan sërish dhe e pyeti “Çfarë po bën?”, ku të dy u takuan për të dalë për qebap. Mirëpo Loredana ia ka bërë të qartë futbollistit se nuk ka qenë takim. Reperja mezi u përqendrua në bisedë sepse ishte shumë e uritur. “Nuk e kam menduar shumë, ishte në të vërtetë vetëm për qebapin. Pasi u ngopa, kuptova “Dreqin, kam një djalë të mirë që është ulur pranë meje që është qesharak dhe me të cilin shkoj mirë”.
Bordo