U bë nënë për herë të parë, ky është bashkëshorti i Mariza Ikonomit
Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e ëmbël shqiptare ka mbajtur për 9 muaj sekret lajmin e shtatzënisë.
Por pasi u mësua se ajo ka sjellë në jete fëmijën e saj të parë, vetë këngëtarja ka ndarë disa foto ku mban në duar Melodyn.
“Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua! ❤️
Melodia e jetes e sime! ❤️
MELODY IKONOMI GREÇO!”
Blendi Greço është bashkëshorti i Marizës dhe babai i vajzës së saj. Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe nga Mariza, Blendi nuk është një fytyrë publike, por në profilin e tij në rrjetet sociale shihet pasioni për sportin dhe aventurën/albeu.com/