Historia prekëse pas këngës së vendosur në funeralin e Matthew Perry!
Matthew Perry u shua në moshën 54 vjecare, duke shokuar miqtë e ndjekësit. Ceremonia mortore e aktorit të njohur e shumë të dashur nga publiku u mbajt të premten e kaluar, më 3 nëntor, në Forest Lawn Memorial Park.
Miqtë dhe të afërmit kanë qenë të pranishëm, përfshirë edhe 5 yjet e “Friends” dhe të gjithë u emocionuan kur dëgjuan këngën që u vendos në sfond.
Bëhej fjalë për këngën e vitit 1986 nga Peter Gabriel dhe Kate Bush, “Don’t Give Up”. Teksti “Mos u dorëzo, se ke miq. Mos u dorëzo, nuk je vetëm. Mos u dorëzo, nuk ka pse të kesh turp. Mos u dorëzo, na ke akoma” , e ngarkoi edhe më shumë me emocione atmosferën. Në një nga intervistat e fundit para vdekjes së tij të parakohshme, Matthew pati folur për këtë këngë të veçantë dhe përse e donte atë aq shumë.
“Mos u dorëzo”. Dëgjoni këtë këngë kur të ktheheni në shtëpi, nga Peter Gabriel dhe Kate Bush. Nuk e di nëse keni dëgjuar për të, por është e mrekullueshme. Ata thonë ‘Mos u dorëzo’. Si mund të mos më pëlqejë kjo? Në videoklip, ata thjesht përqafohen me njëri-tjetrin dhe kamera rrotullohet derisa kënga përfundon. Ishte shumë bukur dhe më pëlqeu. Kur firmos librin tim, shkruaj gjithmonë “Mos u dorëzo”, sepse, po, nuk duhet të dorëzohesh”, qe shprehur ai.
Bordo