I pari që realizoi një talent show në Shqipëri, Adi Krasta në jurinë e X Factor!

Një profesionist që garanton cilësinë dhe vërtetësinë në cdo gjë që bën; nga lajmi tek spektakli televiziv, Adi Krasta ka mbuluar gjithcka me nivelin më të lartë te sinqeritetit e zotësisë në një profesion aspak të lehtë sic është ky i gazetarit. I paanshëm dhe korrekt, ai solli të parin talent show në Shqipëri, “Ethet e se Premtes Mbrema dhe Krasta show” , një format që mori përsipër zbulimin e talenteve të reja në fushen e muzikes pop, duke i nxjerrë ata nga anonimiteti për t`i vendosur në piedestalin e merituar, e jo gjithmonë të dhënë.

Ethet u mirëpritën menjëherë nga publiku që i dha të gjithë mbështetjen e tij. Kritika madje e përshkroi programin si “një shkollë të madhe të krijimit te personalitetit njerezor e artistik”, një fenomen i mirëfilltë shoqeror e muzikor per shkak te pranise se paprecedent te konkurenteve nga te gjithe territoret shqipfolese.

Me një bagazh të tillë, Krasta lartëson tani jurinë e X Factor Albania në nivelin e formatit ndërkombëtar që ky show përfaqëson. I paanshëm,i besueshëm, me një përgatitje shumëplanëshe qe perfshin eksperienca ne disa prej institucioneve më të rëndësishme mediatike të botës perëndimore, si edhe me një shije tejet të hollë muzikore, emri i tij është një garanci e shtuar për suksesin e këtij programi.

Përvec Krastës që ka qenë po kështu prezantues dhe drejtues artistik i disa Festivaleve në Shqipëri, si edhe drejtor artistik i Festivalit të Parë të Këngës në Kosovë, në jurinë e “X Factor Albania” që do të transmetohet në Tv Klan, do të japin gjykimin e tyre për talentet e reja edhe Elhaida Dani, Arilena Ara dhe Young Zerka.

Bordo