Polemikat e kirurgjisë, dalin fotot e Chiara Ferragnit 16 vjec: Si ka ndryshuar blogerja!
“Djema, zbulova albumin e fotove kur isha 16-17 vjec dhe bëja modelen”: Gati 20 vjet më parë, Chiara Ferragni ëndërronte pasarelat dhe këtë e tregoi vetë me postimin e fotove të hershme. Ndjekësve nuk shpëtoi pa u rënë në sy fakti se pavarësisht se mjaft simpatike edhe aty, blogerja duket disi më ndryshe.
Kjo ka bërë që të rikthehen diskutimet për ndërhyrje kirurgjikale, të cilat, sipas këtij grupi njerëzish, është e pamundur të mohohen. Mollëza e buzë të fryra, hundë e holluar: Ndërhyrjet nuk janë krejtësisht transformuese, por për këta ndjekës, e kanë përmirësur ndjeshëm pamjen e saj.
“Duket një kilometër larg që është e bërë, edhe një i verbër do ta dallonte”, shkruan një komentues.
Bordo