Kush gënjen? Dalin fotot: Edona dhe Vesa, të dyja në jaht me Mërgim Berishën!

Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës nuk i pranoi akuzat e Vesa Vllasaliu se ishte ajo që ia shkatërroi lidhjen me futbollistin. “Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, tha Edona. Por së fundi kanë dalë fotot ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgimi.

Vesa ka insistuar se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre. Ajo shprehet se e vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte. “Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajtja kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë.

Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja. Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”. “Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes. Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”. I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër, normale. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa. Por teksa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

Bordo