Shqiptari në Vjenë ther me thikë ish-të dashurën, vihet në pranga nga policia

Një 39-vjeçare është plagosur rëndë nga një sulm me thikë nga ish i dashuri i saj në Vjenë mbrëmjen e së premtes.

39-vjeçari nga Kosova ka pikasur ish-partneren para shtëpisë së saj dhe e ka goditur me thikë, sipas mediave të huaja. Gruaja ka pësuar prerje të shumta dhe plagë me thikë në shpinë dhe shpatull. Ajo u dërgua në spital për shërbim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Në momentin kur një kalimtar i rastësishëm ka parë ngjarjen dhe ka lajmëruar policinë, i dyshuari e ka lëshuar gruan dhe ka ikur. Zyrtarët e njësisë speciale Wega arrestuan 39-vjeçarin pranë vendit të krimit.

Autori i plagosjen ka refuzuar të dëshmojë, ndërsa autoritetet austriake po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes.

360grade.al