Big Basta flet për rikthimin në Shqipëri

Big Basta, i ftuar në programin “Live from Tirana”, foli ndër të tjera për vendimin për t’u larguar së bashku me bashkëshorten, Vesën dhe djalin e tyre, nga Zelanda e Re dhe për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Ai shpjegoi se pse zgjodhi pikërisht rikthimin pas disa viteve duke u shprehur se qysh në fillim, ne përgatitemi për t’u larguar nga Shqipëria dhe se në fakt, jemi të papërgatitur për jetesën në vendin tonë

“Ne që të vegjël jemi përgatitur për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mësojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të qëndruar në Shqipëri. E kuptova duke qëndruar andej, se sa e rëndësishme ishte Shqipëria”.

Reperi shtoi se në Zelandën e Re njerëzit rriten me frymën se si ta duash vendin tënd. “Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme. Të thonë që ta duash vendlindjen tënde. Ne, si popull, kemi të mirat dhe të këqijat tona, si çdo popull tjetër”, u shpreh ai.

Më tej, vijoi se ai dhe Vesa kanë në plan të përqendrohen më shumë te pasioni i tyre për muzikën, si dhe kanë si synim që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe dhe të rritet me gjyshërit dhe të afërmit.

Big Basta tregoi edhe për ndryshimet e muzikës në Shqipëri, që prej periudhës që ai u largua.

“Në tërësi ka ndryshuar shumë (tregu muzikor). Tani, ka rrallë artistë të zhanrit rock. Hip Hop-i ka fituar si kulturë, është përhapur në Shqipëri”.

Ai shtoi se ka artistë të mirë, por edhe kalimtarë, duke treguar edhe një ndër artistët e preferuar është Lyrical Son.

Reperi shprehet optimist dhe thotë se ka artistë të rinj shumë të talentuar dhe në përgjithësi, po ecim me hapat e duhur.

Vesa dhe Big Basta do të konkurrojnë në Festivalin e Këngës, me këngën “Mbinatyrale”, duke shënuar edhe një rikthim të shumëpritur të dy artistëve.

Anabelmagazine