EKSKLUZIVE/ Mbani frymën miq! Rez Veleshnja tregon ç’ndodhi me “Top Channel” që iku nga “Portokalli” pas 17 vitesh
Aktori i famshëm me dhjetëra role ikonike në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, u largua papritur këtë fillim sezoni nga televizioni “Top Channel”pas 17 vitesh sukses dhe karrierë të shkëlqyer si artist.
“Aktori i 100 karaktereve” siç e quan moderatorja Rozana Radi, do të rrëfejë sot eksluzivisht në emisionin e saj “Një gotë roze”, të vërtetën e tij, të asaj se çfarë ndodhi që ai vendosi të largohej papritu nga “Portokalli” pas 17 vitesh.
Në intervistën e Rezit, sot në orën 18:00, ai do të flasë dhe për projektin e ri në televizionin “MCN”, ekrani ku jep dhe këtë intervistë. Kujtojmë se revista “Story” publikoi e para lajmin e largimit e tij nga “Top Channel”, dhe lidhjen e kontratës së re me “MCN”.
Rezi mori këtë vendim pas premierës së sezonit të ri të show-t, ku u shfaq si pjesë e trupës me karaktetet e tij ikonikë./www.story.al