Nënat e Brojës, Laçit dhe Strakoshës njëzëri: I lutemi Zotit të mos na dëmtohen, e vështirë të bësh djalin futbollist
Futbollistët e kombëtares janë kthyer në heronjtë e vërtetë të shqiptarëve, teksa ende jemi me emocionet e fitores 3-0 të kuqezinjve ndaj Çekisë. Tashmë kualifikimi në Gjermani për vitin e ardhshëm është vetëm 1 pikë larg, kur kanë mbetur edhe 2 sfida për t’u luajtur.
E kur jemi tek emocionet, nuk mund të mungojnë as familjarët e futbollistëve. Emisioni “E ardhmja është vajzë” të ftuara kishte nënat e 3 lojtarëve të kombëtares. Nëna e Armando Nrojës, e Thomas Strakoshës dhe e Qazim Laçit. Ata një zëri i luten zotit që djemtë e tyre të mos dëmtohen në asnjë ndeshje dhe të shkëlqejnë me gola dhe pritje çdo që zbresin në fushë.
Blerina Broja mamaja e Armandos: Që kur Broja nisi futbollin që në moshën 4-vjeç , ne i kemi qëndruar afër, e kemi ndjekur në çdo stërvitje dhe ndeshje. Në shi, borë dhe erë, kemi qenë kudo për të. Për të mbështetur fëmijën s’ka kohë për shoqëri, talentin e tij se zbuloi skuadra e Fulham, teksa më pas luajti për 2 vite te Tottenham. Në çdo ndeshje që Broja luan i lutem zotit fillimisht ‘O Zot ishalla nuk dëmtohet dhe ishalla finalizon çdo aksion me gol’. Dëmtimi i fundit që kaloj Armando ishte vërtet i rëndë, por tashmë e kaloi.
Adelina Strakosha, mamaja e Thomas: Ka nisur stërvitjen në moshën 5-vjerçare si sulmuesi fillimisht, më pas trajnerët i thanë je më i mirë në portë. Bashkëshorti i tha jo portier se vetëm budallenjt bëhet portier (QESH).. e kishte për syrin e keq. Foto i ka dhënë këshilla se si të mbrojë portën, ndërsa unë kam bërë rolin e psikologes. Unë gjithmonë i thoja ‘Ti do të bëhesh më i mirë se babai jot’. Emocion i veçantë të shikon Thomasin të luaj. Foto është “idhulli” i Thomas. Unë para çdo ndeshje lutem që të dalë shëndosh e mirë nga fusha dhe të mos marë gola.
Nafije Laçi, mamaja e Qazimit: Ka nisur futbollin që në moshën 5-vjeç. Ka qenë bashkëshorti ia që e ka mbështetur Qazimin në rrugën e futbollit. Ka mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta dhe unë kam dashur gjithmonë të fillonte universitetin, por bashkëshorti im këmbënguli që ta bënte futbollist. Fillimisht nuk e dija se çfarë duhet të bëjë një mesfushor, por pasi Qazimi filloi të lunte në këtë pozicion unë e kam kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Të bësh çunin futbollist duhet shumë përkushtim dhe duan një njëri t’iu rrijë nga prapa gjithmonë. Edhe unë si parafolëset i lutem Zotit të mos dëmtohet dhe të shënojë pse jo dhe gol”, kanë deklaruar gjatë emisionit që transmetohet në MCN Tv.