Pas videoskandalit mbi tradhtinë, partneri i Melonit humbet gruan dhe punën në një ditë!
Pas videoskandalit në telvizion dhe lajmit për divorcin nga kryeministrja italiane, Giorgia Melonit, bëhet me dije se ish-partneri i saj Andrea Giambruno ka dhënë dorëheqje nga puna.
Dorëheqja e tij vjen pasi u bë publike video e flirtit të tij me një vajzë të ekranit ku pranonte publikisht se tradhëtonte gruan e tij, Melonin.
Partneri i Melonit duket se vendosi të humbë dy gjëra shumë të rëndësishmen në një ditë edhe pse deri pak më parë ai ishte gjysma tjetër dhe mbështetja e kryeministres italiane. Katër vite më i vogël dhe me bindje të majta 42-vjeçari ka qenë krah Melonit për rreth 10 vite martese, prej të cilës kanë edhe një vajzë. Çifti mund të mos ketë vendosur unazë martese, megjithatë kryeministrja italiane ra në dashur marrëzisht që kur e pa në momentin e parë gazetarin me mjekër. Meloni dhe Giabruno u takuan për herë të parë në prapaskenat e një emisioni televiziv. Ai vetë nuk mund të harrojë që Meloni e ngatërroi atë me asistentin e emisionit.
Një mbrëmje, kryeministrja italiane mbërriti në xhirimet e emisionit “Quinta Colonna”, e uritur dhe e lodhur pas një dite intensive fushate. “Aty takova njeriun e jetës sime. Ishte dashuri me shikim të parë”, ka pranuar Meloni.
“Agjenti i nxori një banane nga çanta e saj, Meloni e kafshoi dy herë më pas ma dha mua pasi mendoi se isha asistenti dhe jo gazetari i emisionit. Nuk e di, sytë tanë u takuan për herë të parë dhe u ndjeva çuditshëm. Që nga ai moment fillova të flirtoja me të”, shprehej asokohe ish-partneri i Melonit./M.K-dritare.net