Kryeministria Italiane Giorgia Meloni ndahet nga partneri Andrea Giambruno

Giorgia Meloni njoftoi këtë të premte fundin e lidhjes së saj me gazetarin televiziv Andrea Giambruno.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu” – shkruan Meloni në Twitter – “E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, e cila është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë disa kohë që kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha ta pranojmë”, shtoi Giorgia.

Ndarja e çiftit vjen pas një sërë komentesh të turpshme jashtë transmetimit nga Giambruno, 42 vjeç, i cili u regjistrua duke bërë komente të shthurura, seksiste, duke përfshirë një propozim “treshe” dhe duke pyetur një kolege femër “Pse nuk të takova më shpejt?”

Komentet u transmetuan nga programi televiziv satirik italian “Striscia la notizia” dhe u bënë shpejt virale.

Kryefjala.com