Sara drejt ndarjes? Përgjigjen më të mirë për kureshtarët e jep vjehrra e saj

Çifti i njohur, Sara dhe Ledri, prej disa kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të debatit që patën me ish-in e këngëtarit, këngëtaren Dafina Zeqiri.

Në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku pjesë e kastit ishte dhe Sara, çoi ndjekësit në aludimet se çifti po kalon një krizë.

Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ndërkohë që nuk u pa në asnjë angazhim profesional tjetër, la shumë vend për pikëpyetje.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto aludime, por çdo veprim i tyre apo i njerëzve të tyre të afërm vjen si një përgjigje për ndjekësit.

Disa orë më parë, ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina, e cila ka publikoi një video të vajzës së tyre, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën.

Ky veprim u lexua nga ndjekësit si një mesazh se gjerat mes çiftit vijojnë normalisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Ora News