I lidhur me gazetaren? Reagon për herë të parë, Olsi Bylyku

Pak ditë më parë u zbulua e dashura e re të aktorit të humorit Olsi Bylyku.

Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Denada dhe punon gazetare në Televizion.

Mësohet se ata kanë rreth katër muaj të lidhur, por nga një vëzhgim i ndjekësve, rezultoi se gjërat në lidhjen e tyre nuk duken aq sipërfaqësore, pasi Denada ndjek në rrjetin social “Instagram” edhe nënën dhe motrën e Olsit dhe anasjelltas.

Megjithatë sot në një postim në Instastory në një mënyrë ose tjetër Olsi ‘theu heshtjen’ për lidhjen e shumë përfolur.

“Një në Angli, një në Gjermani, 7 në Zvicër, një në Suedi. Një kaçurrelse, njëra është bjonde. 7 kushërira, tjetra me onde”, është teksti i këngës që po dëgjon Olsi Bylyku për të cilën thotë se kështu ndihet kur dëgjon lajmet për të.

Duket se aktori i ka gjetur një mënyrë për t’i mohuar zërat, por sesa e vërtetë është ajo që thotë për këtë s’jemi të sigurt. Një reagim të drejtpërdrejtë nga aktori tani për tani nuk ka.

Ora News