Fero paralajmëron Arbenitën: “Do bëj padi për rrëmbimin e vajzës”

Përplasja Fero-Arbenita vijon, ndërsa pas reagimit të gjatë që bëri modelja, Fero ka vendosur që të bëjë një paralajmërim.

Përmes një postimi në Instastory, Fero shprehet: “Vazhdojmë me seancat gjyqësore. Nëse vajza ime largohet jashtë shtetit të Kosovës, do bëj padi për rrëmbim të vajzës”, duke shtuar datën dhe emrin e tij të plotë.

Kujtojmë se ata kanë pasur një përballje të ashpër virtuale, në të cilat Fero thotë se lejohet të shohë vajzën 3 orë në javë, ndërsa Arbenita e shpjegon gjerë e gjatë se ç’ka ndodhur gjatë kësaj kohe, duke shtuar se ai s’i jep divorcin, duke i shkaktuar dëm psikologjik dhe në të ardhura.

Anabelmagazine