Për fat në Berat në Festën e Verës!
O Berat që pate fat! Prit pak, këtë fundjavë, më 13,14, 15 tetor fatin e ke ti në dorë. Berati të fton në festivalin e verës “Wine&Stories of Berat”, mes magjisë së qytetit dhe shijes magjike të verës. Gjithçka është gati, shtëpizat, skena e festivalit dhe vera, argëtimi, dhe ushqimi i mirë po të presin ty. Berati numëron numrin më të mëdha të kantinave në Shqipëri, që sigurisht në “Festën e Verës” të presin t’i degustosh një e nga një. Por jo vetëm kaq. Në festival do të jenë kantina nga e gjithë Shqipëria, Kosova por edhe nga Italia. Çfarë do të bësh në 3 ditë? Oho, një pafundësi gjërash.
Në ditën e parë e nis me panairin e verës, në në pasyqrim të llojeve të saj, më pas “Konkursi i Verës”, orët do të kalojnë pa e vënë re dhe dëshira për të parë çdo cep të qytetit, me një gotë verë në dorë do të rrisë dozat, mos harro ceremoninë hapëse, dhe sigurisht në fund të ditës koncertin që do ta “djegë” qytetin. Dj Vikchy, Rea Nuhu dhe Kida, për një mbrëmje të paharrueshme.
Dita e dytë nis me “Konkursi i Verës”, në bazë të të cilit vihen verërat që marrin pjesë në festival, ka shije magjie në çdo orë. Më pas panairi i verë që e vijon magjinë, por prit pak? I ke provuar turet e degustimit? Ka tur për prodhimin e djathit, reçelit dhe glikosë, fiqve të thatë dhe vajit të ullirit, ky i fundit një mrekulli tjetër e Beratit. Riktheheni në “Konkursi i Verës” dhe në fund relaksi, adrenalina, të gjitha ndjesitë bashkë në koncertin e natës së dytë. DJ Benito, grupi Burn dhe Ledri Vula, flakë-flakë-flakë.
Në ditën e tretë dhe të fundit, të dielën e artë, Berati do ta bëjë të paharrueshme. Nis me Masterclass-in në të cilin do të mund të njiheni me Darrel Joseph, kritik ndërkombëtar i verës, Timohir Purisic, sommelier me përvojë 18-vjeçare në industrinë e hotelerive në Kroaci, Celeste di Lizio, someliere dhe njohëse e mirë e fushës së hotelerisë dhe turizmit dhe Rudy Rinaldi, sommelier i njohur italian. Një përvojë e paharrueshme. Panairi i verës vazhdon, më pas turet e degustimit, shpallen fituesit e konkursit të verës dhe sigurisht qershia mbi tortë, koncerti, Zaava dhe Offchestra.
Tri ditë mrekullie në Beratin e dritareve, shijes, traditës, në Beratin e magjisë që zgjat e zgjat e zgjat përgjithmonë. Kujtimet e vjeshtës krijoi në “Festën e Verës”, në Berat me fat.
Revista Who