“Mundohem që punën time ta bëj 100%”, Berisha: Kemi një ekip kualitativ, lojtarët e dinë çelësin e suksesit
Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, thotë se ekipi shqiptar është me kualitetet dhe e di çelësin e suksesit.
“Mund të themi që kemi një ekip kualitativ dhe këtu e dimë, ka mund, sakrificë, ka lojë të bukur, të gjithë lojtarët e dinë se çelësi i suksesit janë këto gjëra. Ne i kemi dhe me siguri që ekipi luan më mirë.”
Portieri Berisha shprehet se ekipi shqiptar duhet që të shikojë disa gjëra që kanë lidhje me 10 minutshin e fundit të pjesës së parë, megjithatë thotë se pushimi mes pjesëve i ka bërë mirë kombëtares teksa deklaron se më pas loja filloi vrullshëm dhe pa asnjë problem.
“Në pjesën e parë, në 10 minutshin e fundit të pjesës së parë, duhet të shikojmë disa gjëra, sidomos daljet e lojtarëve. Në pjesën e dytë nuk kemi pasur asnjë problem, filloi vrullshëm.”
I pyetur për një gjuajtje të fuqishme drejt portës së Kombëtares nga ana e Çekisë, të cilën e ndali pa hyrë në portë, Berisha shprehet se gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte të mos e hiqte nga duart topin në momentin që e kapi.
“Gjëja e parë që desha të bëja ishte ta kapja topin dhe të mos e hiqja nga duart dhe t’i jepja siguri ekipit. Gjuajtja ishte e fortë, për fat të mirë gjithçka shkoi mirë.”
Berisha shprehet se mundohet që punën e tij ta bëjë 100% dhe të jetë një pikë referimi për ekipin.
“Mundohem që punën time ta bëj 100%. Të jem një pikë referimi për ekipin. Mundohem që të jemi i përgatitur 100 % dhe të bëj diferencën.” /tvklan.al