Video/ “Kirurgji, radioterapi”, Carla Bruni zbulon se është diagnostikuar me kancer në gji

Carla Bruni ka zbuluar se katër vite më parë ishte diagnostikuar me kancer në gji. Modelja dhe këngëtarja, 55 vjeç, ndau këtë lajm në një video të postuar në Instagram, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në video, Bruni tregoi për rrugëtimin e saj.

“Unë u diagnostikova me kancer gjiri 4 vjet më parë,” tha ajo. “Kirurgji, radioterapi, terapi hormonale, kalova trajtimin e zakonshëm për këtë lloj kanceri.”

Bruni vazhdoi të tregojë se ajo ishte “me fat” pasi kanceri i saj u gjet kur “ende nuk ishte agresiv”.

“Pse nuk ishte agresiv? Sepse nuk kishte kohë të bëhej agresive”, tha ajo. “Çdo vit, në të njëjtën datë, bëj një mamografi. Nëse nuk do të kisha bërë një çdo vit, nuk do të kisha gjoksin e majtë sot.”

Ajo tha se nuk po e bën këtë video për të dhënë detaje mbi shëndetin e saj, por ka një mesazh.

“Arsyeja që po e postoj këtë sot është për të dhënë një mesazh. Por një mesazh themelor për të gjitha gratë që do ta lexojnë këtë: Bëni mamografinë tuaj çdo vit. Bëni mamografitë tuaja. Jeta juaj varet nga ajo”, përfundoi Carla Bruni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

360grade