Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, reagon stomatologia Ina Xhaxho: Prisni ekspertizën! Presidentit të ‘Urdhrit të Stomatologëve’ i kam dërguar ankesë, të ketë kujdes për informacionet në emrin tim

Stomatologia Ina Xaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho në klinikën e të cilëve u krye ndërhyrja kirurgjikale në gojë e 3-vjeçarit që vdiq Brian Spahiu, ka reaguar në rrjete sociale. Xhaxho ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku kolegë të shumtë e pyesin lidhur me ngjarjen tronditëse si dhe rolin që do duhej të luante Urdhri i Stomatologëve.

Ajo thotë se duhet të presin ekspertizën për të zbuluar të vërtetën ndërsa u bëri thirrje të mos gjykojnë. E pyetur nga qytetarë në rrjete sociale lidhur me rolin e urdhrit të stomatologut, Xhaxho shkruan se nuk ka pasur asnjë komunikim nga ata. Ajo madje shkruan se i ka avokati i saj i ka dërguar një ankesë për reagimet e tij mediatike ndërsa i bën thirrje të ketë kujdes kur flet në emër të saj ndërsa shton se po pret të kalojnë 7 ditët e zisë për familjen Spahiu.

‘Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri stomatologeve, as me email as me telefon. Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare I kam derguar leter ANKESË (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri cdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha. Une jam ne pritje te kaloj 7 dite zie per ate familje. Une sjam as media as joq une jam mejke si te gjithe ju.

Ndaj ju mik koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pran atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim. Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e SAKTE ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse!

Gjithashtu ju informoj per te gjithe ju qe nuk me njihni qe kam database me 2000 pacient ku 65% jan grup moshash 3 me 9 vjec me caries generalizzato kam kartelat SPITALORE fotot etj eshte ndjekur è njeta menyre trajtimin 8 10 12 14 dhembe brenda 1 seance. Prandaj per te investiguar qe jam apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda ne spital kardiokirugjikal (i pari privat qe ne 2006) dhe per aftesite e mia (edhe pse une nuk kam qene e pranishme ne rastin e djalit te vogel!) Prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam. Sot kam une siklet neser mund ta keni ju. Ndaj jemi bluza te bardha mos bejm hetusin qe sna takon. Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО’- shkruan Xhaxho

Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën më 5 tetor tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat.

Mjeku anestezist Roland Xhaxho tha se fëmija 3-vjeçar Brian Spahiu, vuante nga zemra dhe u largua I zgjuar. Sipas tij, procedura ishte brenda protokolleve dhe se nuk bëri asnjë gabim. Bledar Spahia, babai i 3-vjeçarit thotë për Report Tv se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes dhe ata akuzojnë mjekun Roland Xhaxho se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë. Babai mohon se fëmija i tij kishte probleme me zemrën pasi kishte kryer një operacion 1 vit e gjysmë më parë.

G.MO/Shqiptarja.com