Ç’mendon Taylor për djalin me të cilin po del?
Taylor Swift dhe Travis Kelce, futbollist amerikan, janë duke dalë bashkë, por deri më tani, nuk ka asgjë serioze. Sipas burimeve, Taylor mendon se ai është shumë sharmant, por gjërat nuk po ecin aq shpejt sa zërat që qarkullojnë vërdallë.
“Ajo dhe Travis kanë dalë 2 herë dhe s’ka asgjë serioze. Ajo mendon se ai është shumë sharmant dhe kanë kontaktuar me mesazhe javën e fundit. Ai është paksa në siklet për të gjithë vëmendjen që po marrin, por i ka thënë që do të vazhdojnë të takohen”, tha një burim për Page Six.
Burimi shtoi se ata do shohin si do të shkojë e gjitha.
Ata u njohën gjatë turneut “Eras” të Tay. Ai shkroi numrin e telefonit në “byzylykun e miqësisë”, simboli i turneut “Eras”, por fatkeqësisht, byzylyku nuk mbërriti deri te këngëtarja.
“Isha i zhgënjyer që ajo s’më foli para ose pas shfaqjeve të saj, sepse duhet të ruante zërin për 44 këngët që do të këndonte. Isha paksa i lënduar që s’ia dorëzova byzylykun që bëra për të”, u shpreh Travis në podkastin “New Heights”, më pas vijoi: “Ajo s’takoi askënd, ose të paktën s’donte të më takonte mua, ndaj e mora personale, por ishte një shfaqje fantastike”, përfundoi ai, por mesa duket, gjërat paskan marrë një tjetër rrjedhë.