S’paskemi parë asgjë! Einxhel dhe Dagz u celebruan në ‘fshehtësi’?
Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padyshim një nga çiftet më të ëmbël të estradës. Ata janë prindër të një djali të vogël të quajtur Trev me të cilin ndajnë shpesh momente me ndjekësit në rrjete sociale.
Një familje e vogël dhe e bukur! Në statusin e ri të prindit, Dagz ka treguar pa rezerva emocionet e prindërimit dhe jo vetëm.
Protagonist në premierën e sezonit të katërt të “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” me Artan Telakun, ai ka folur edhe për jetën perosnale, ku u ndal te fejesa me Einxhel dhe planet për martesë.
Për këtë të fundit, Dagz tha se Einxhel kërkon një dasmë të madhe kosove, pas martesës së kunatës së saj e cila bëri shumë bujë.