EKSKLUZIVE/ “Bye, Bye Portokalli!” Fjoralba Ponari largohet pas 3 vitesh nga spektakli i humorit!
Pas tre vitesh eksperiencë ndryshe, duket se moderatoren Fjoralba Ponari nuk do e shohim këtë sezon në skenë e show-t të humorit, “Portokalli”.
Burime për revista “Story” kanë treguar se Fjoralba është larguar nga “Portokalli”, dhe moderatorë do të vazhdojë të jenë dyshja e pëlqyer, Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu. Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Fjoralbës, dhe cili do të jetë angazhimi i ri i Ponarit në televizion.
Kujtojmë që tre vite më parë, Xhemi Shehu (pas shkëputjes nga ekrani), u shpreh se e pëlqente zgjedhjen e produksionit të spektaklit të humorit, pikërisht moderatoren Fjoralba Ponari në krah të Salsano Rrapit. Xhemi madje nuk i kursyente fjalët e mira dhe mbështetjen për Ponarin, duke thënë se “e meriton” pozitën si drejtuese e “Portokalli”.
Fjoralba Ponari u zgjodh si prezantuese e spektaklit në vitin 2021, sezon gjatë të cilit u angazhua edhe si aktore me disa role të vogla. Më vonë dyshes së moderatorëve iu ribashkua Xhemi, e cila pavarësisht shkëputjeve të saj është identifikuar ër vite më së miri me këtë “show” mjaft të ndjekur të “Top Channel”. /www.story.al