EKSKLUZIVE/ Albi Nako dhe Mozzik u thonë “Po” ftesave të “BBVIP” në Shqipëri dhe Kosovë?
Koreografi i njohur Albi Nako dhe këngëtari i famshëm Mozzik (Gramoz Aliu), duket se do të jenë dy djemtë që do të pushtojnë mediat këtë sezon të ri televiziv.
Burime për revistën “Story” kanë treguar se Albi Nako ka pranuar të jetë e pjesë e “Big Brother VIP Albania 3” në Shqipëri, ndërsa Mozzik thuhet se i ka thënë “po”, produksionit të “Big Brother Kosova 2”, që pritet të nisë në 2 tetor.
Të dy konsiderohen lojtarë të fortë, dhe pretendentë për të fituar “reality show-t” përkatës, pavarësisht se ende nuk janë zbuluar lojtarët e tjerë, që mund të jenë dhe më të fortë. Albi Nako u përfol dhe vitin e kaluar se do të merrte pjesë në “BBVIP2”, por e anuloi për shkak të një problemi familjar.
Nga ana tjetër, izolimi i Mozzik do të jetë një surprizë, ndërsa do të pasojë vëllain e tij Getinjo, që ishte pjesëmarrës vitin e kaluar por që u tërhoq nga loja. Sa i përket jetës private të secilit, Albi ka deklaruar se është në një lidhje serioze, ndërsa Mozzik ende s’ka deklaruar ndonjë lidhje pas ndarjes nga bashkëshortja Loredana, me të cilën kanë një vajzë. /www.story.al