Me sutjena në rrugë e cigare në dorë, vajza e Michel Obamës: Shumë larg imazhit perfekt të së ëmës!

Nëse Michelle Obama është një shembull i klasit dhe stilit, vajzat e saj preferojnë një qasje më të relaksuar për sa i përket imazhit. Sidomos tani që babai i tyre nuk është më president i SHBA-së, Malia dhe Sasha duket janë “lëshuar” të kompensojnë kohën e humbur kur detyroheshin të zbatonin rregulla të rrepta nga babai i tyre, përfshirë dhe ato të veshjes.

Në të kaluarën, të dyja ato përdoreshin si shembulli i kundërt i motrave Kardashian – duke u përshkruar si dy vajza të mira, të arsimuara dhe me stil të cilat i qëndronin larg skandaleve dhe vanitetit të kësaj bote.

Asgjë e keqe deri më tani, vajzat e ish-presidentit amerikan janë të denja për të gjitha lavdërimet. Vetëm se, të çliruara nga kontrolli i të atit, atop o shijojnë të gjitha festat dhe lirinë që munden. Së fundi u fotografuan në një party të organizuar nga reperi Drake.

Të dyja kanë hequr dorë nga fustanet “e duhura” të imponuara nga stilistët dhe tashmë kanë stilin e tyre të veshjes. Sasha, 22 vjeçe, është më e guximshme dhe duket se nuk e vret mendjen për faktin që ndiqet nga paparacët. E reja e diplomuar në një kolegj në Kaliforni u fotografua me sytjena dhe një fund të gjatë, duke shijuar një cigare në rrugë.

Bordo