Emily Ratajkowski ka një mesazh për gratë e divorcuara: ‘Urime!’

Emily Ratajkowski thotë se të divorcohesh në të 30-at është chic.

Modelja 32-vjeçare – e cila u divorcua nga producenti Sebastian Bear-McClard pas katër vitesh martesë, vitin e kaluar – iu drejtua TikTokut për të ndarë mendimin e saj në lidhje me divorcin në këtë moshë.

“Pra, duket se shumë zonja të reja po divorcohen para se të mbushin 30 vjeç,” tha modelja në video, të cilën e postoi një ditë pasi Joe Jonas, 34 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Sophie Turner, 27 vjeç.

Sipas modeles, “Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, të jesh ende hot, ndoshta të kesh pak para të tuat, të kuptosh se çfarë dëshiron të bësh me jetën tënde, ta kesh provuar këtë fantazinë e martesës dhe të kesh kuptuar ndoshta se [martesa] nuk është gjithçka që duhet bërë.”

“Dhe atëherë ti ke gjithë jetën ende përpara,” shtoi ajo. Modelja e përfundoi videon duke iu drejtuar grave që aktualisht “ndihen të stresuara” për divorcin: “Është mirë. Urime!”

Në mbishkrimin e videos, Ratajkowski shkroi: “Personalisht më duket chic të divorcohesh në të 30-at.”

Duket se divorci ka qenë tema e javës për modelen. “Mendoj se ka shumë tabú dhe turp rreth divorcit. Mendoj se kjo s’ndihmon aspak, sidomos kur bëhet fjalë për vajzat e reja që po mundohen të dalin nga një marrëdhënie e vështirë”, tha Emily për Entertainment Tonight.

EmRata u nda nga Sebastian Bear-McClard, pas katër vitesh martesë, mes akuzave se ai kishte tradhtuar. Ata kanë bashkë një djalë dyvjeçar, Sylvester.

Anabelmagazine